Mosuli është rikthyer në vëmendjen e mediave botërore pas njoftimeve se forcat irakiane të sigurisë kanë marrë kontrollin e aeroportit të qytetit të dytë më të madh të vendit në vazhdën e përpjekjeve për ta shkulur atë krejtësisht nga duart e militanteve të shtetit islamik.
I gjithë operacioni mori vetëm katër orë kohë. Miliantët vazhduan megjithatë të lëshonin mortaja nga brenda qytetit pasi humbën terren përballë ushtrisë.
Marrja e aeroportit dhe zonës përreth konsiderohet e një rëndësie strategjike sepse ndihmon të kontrollohen rrugët që shkojnë drejt Mosulit perëndimor.
Pjesa lindore e qytetit është nën kontrollin e forcave qeveritare, por beteja për rajonin perëndimor të tij vazhdon të mbetet ajo më e vështira.