Drejtori i Antimafias Italiane, Franko Roberti deklaroi se është trefishuar sasia e drogës së kultivuar në Shqipëri.
Në një konferencë për median, së bashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla, Roberti tha se trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë.
Më tej, ai tha se kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin.
Drejtori i Antimafias Italiane, Franko Roberti këto deklarata i bëri pas takimit që pati me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve për hetimin e çështjeve të përbashkëta.