Këshilltari bashkiak i PD-së publikon raste të reja me dokumente që vërtetojne vjedhjen e konsumatorëve
Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve vazhdon të përballet ankesat e qytetarëve për mbvifaturimet e konsumatorëve. Këshillitari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, dencoi së fundi një rast ku mbi faturimi i një konsumatori është bërë deri në vlerën e 9000 lekëve në muaj. Këshilltari I djathtë krahasoi të dhënat e shënuara nga punonjësi i UKT dhe të dhënat në matës të cilat nuk korrespondojnë mes tyre.
Këshilltari I djathtë e quan këtë vjedhje duke publikuar raste të tilla kur qytearët shlyejnë detyrime dhe mbifaturohen në mënyrë abuzive nga UKT që drejtohet prej 5 muaj nga Neritan Gjojdeshi.
Pjesë e këtij abuzimi, në faturat të cilat nuk shkojnë me banesë, qytetarët njihen vetëm ne zyrat qëndrore të UKT me mbifaturimet si të një biznesi. Një pjesë e qytetarëve i janë adresuar zyrave të ankesave, të tjerë edhe zyrtarë kanë zgjedhur t’i bëjnë publike këto abuzime në rrjete sociale.