Ka nisur seanca e sotme parlamentare në Kuvend, ndërsa opozita po vijon seancën e saj të paralajmëruar një ditë më parë në çadrën e vendosur para Kryeministrisë.
Kryetari i PD, Basha deklaroi dje se Kuvendi i opozitës është “tendën e lirisë” në shesh.
Në rendin e ditës së seancës plenare sot do të diskutohet për projektligjet për “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit”, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e Financave, Huamarrësi, dhe KFV Frankfurt KFV, për programin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, rajoni Vlorë”.
Gjithashtu do të miratohet programi i punimeve të Kuvendit për periudhën 27 shkurt – 7 Prill dhe kalendari 3 javor i punimeve për periudhën 27 shkurt – 17 mars.