Qeveria ka miratuar draftin që fal borxhet e biznesit në tatime dhe dogana.
Në mbledhjen e së mërkurës, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se falja e borxheve vjen pas aksionit kundër informalitetit dhe synon vendosjen e një marrëdhënieje të re me biznesin.
Ahmetaj deklaroi se falen plotësisht të gjitha detyrimet dhe gjobat para vitit 2010.
“Falen gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 2011-2014, nëse paguhet detyrimi tatimor. Por, drafti fal borxhet edhe për një kategori individësh, që burojnë nga taksat e papaguara të automjeteve: “Të gjitha automjetet që nuk kanë kryer veprime para vitit 2011, çregjistrohen dhe falen detyrimet”, tha Ahmetaj.