Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini do të vizitojë javën e ardhëshme shqipërinë. Vizita e saj në Tiranë është në kuadër të një turi takimesh në vendet e Ballkanit Perendimorë. Në Tiranë Mogherini pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës për të diskutuar për procesin e hapjes së negociatave me BE-në.
Mesazhet e Mogherinit do të jenë thuajse të njëjta me ato që po përcjellin zyrtarët e BE-së në Tiranë, si Romana Vllahutin apo eurodeputetët si Fleckenstein e Kukan. Zbatimi i reformës në drejtësi, vetting-u por edhe zgjedhjet e lira do të jenë kusht i panegociueshëm për hapjen e negociatave me BE-në.