Në procesin gjyqësor ndaj ish-deputetit Mark Frroku, prokuroria ka kërkuar 16 vjet burg për bashkëpunëtorin e tij, Kristian Marinaj.
Marinaj akuzohet për bashkëpunim në vrasjen për të cilën akuzohet Frroku, e kryer në Belgjikë.
Ndërkohë, prokuroria ka shtyrë sot pretencën për ish-deputetin e Partisë Socialiste për në një seancë tjetër.