Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” ka rrëfyer pas 26 vitesh momentet e grevës së studentëve që çoi në rrëzimin përfundimtar të diktaturës komuniste.
Doda thotë se në këtë vend kemi akoma hero Enver Hoxhën.
Pjesë nga biseda:
Doda: Kam përshëndetur praninë e vajzave aty.
Harxhi: Frikë shumë e madhe. U tha lajmi se do të ndërhyhej me tanke edhe në grevë. Frika ishte emëtuar tek ne të gjithë. Unë jam larguar nga shtëpia duke lënë një letër. Ishin vetëm 18 vjeç në atë kohë.
Tare: Pse vajte?
Harxhi: Rrëzimi i bustit ishte një simbol. Në familjet tona flisnin për fundin. Unë e shihja si ideal që kishte mbetur i pa plagosur. Ishte edhe efekti i turmës dhe të bënte të mendonte se pse të ishe jashtë.
Doda: Fakti që PD ishte themeluar, regjimi ishte bërë më i fortë. Ne kemi pasur një listë me shumë kërkesa dhe u ra dakord që të mbajmë një që ishte kërkesa e madhe politike. Politika ishte frymëzim dhe se nuk llogarisnim se do të fitonim një punë nesër.
Gonxhe: Kemi qenë shumë emocional. Nuk kuptoj dot se lidershipi i ri i PD-së vinte nga sistemi. Nuk kishim disidencë. Unë jam djali i një babai komunist. Të gjithë ishim të lidhur me komunizmin. Refleksionet kërkonte që të shkonim deri në fund kultit të diktatorit. Thelbi i lëvizjes ishte shembja e një mendësie tjetër si perëndimorët.
Krasniqi: Ka një paradoks. Më 16 janar 91, doli një dekret që figura e Enver Hoxhës nuk mund të cenohej dhe opozita e pranoi. Opozita i druhej radikalizmit të situatës. Nuk besoj se të gjithë kemi qenë komunistë. Nëse në dhjetor 90, kishte një grup të vogël studentësh, në shkurt ishte masive. Ishte edhe rebelimi kundër të gjithëve. Të gjithë po bënin kompromise. Studentët i detyruan palët të ndryshojnë dhe koha u dha të drejtë.
Doda: Shumë prej atyre që erdhën brenda thanë se është kërkuar nga Byroja Politike që të shtypeshin me gjak. Shumë prindër vinin për të ruajtur fëmijët.
Tare: Kishte realisht për një ndërhyrje me dhunë?
Harxhi: Absolutisht po! Disa herë është lajmëruar për ndërhyrjen e tankeve.
Gonxhaj: Kishte edhe një segment tjetër që mund të ndërhynte, një segment enverist që mund të bënte grusht shteti. Ndërhyrja mund të shkonte edhe kundër Ramiz Alisë.
Harxhi: Kishte edhe të infiltruar nga sigurimi i shtetit në grevë.
Gonxhaj: Në një moment kanë dashur të na ofrojnë një sasi armësh. Ka pasur provokime të çuditshme. Ishte shumë e rrezikshme. Nuk di të them si ia kemi dalë. Kemi qenë në presion të madh.
Doda: Në këtë vend kemi akoma hero Enver Hoxhën.
Tare: Pse nuk është hequr?
Doda: Jo! Nuk është hequr asnjëherë.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/714046012053857/
/oranews.tv/