Tre ditë pas një atentati me armë të ndodhur në Shkodër, ku mbeti e plagosur një grua, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.
Pas zbardhjes së detajeve policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin Shkëlzen Xhenja, banues në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë rreth orës 12:30 në vendin e quajtur “Rus”, pranë Shkollës së Muzikës në lagjen “Fahri Ramadani”, ndërsa e plagosur mbeti 49 vjeçarja Flutura Shpori (Muça), banuese në lagjen Partizani.