Pas spektaklit në Champions League, kundër Arsenalit, Bajerni e ka ulur ritmin dhe në Bundesligë ka frenuar.
Sot bavarezët barazuan 1-1 në Berlin, duke shpëtuar nga humbja në minutën e 96-të falë golit të Levandovskit.
Në pjesën e parë Herta kishte shënuar me Ibisheviç dhe luajti një ndeshje të shkëlqyer në aspektin mbrojtës, por fitorja e ëndërruar iku nga duart në fund, me rreth 75.000 tifozë në këmbë, të zhgënjyer nga minuta e fundit.
Ringjallet Dortmundi, që ka reaguar pas humbjen ndaj Benfikës, duke mposhtur pastër Volfsburgun 3-0.
Sukses bindës, por sërish Obamejang mbetet thatë, sepse shënuan Pishçek e Dembele, përveç një autogoli.