“Kam një lajm për të ndarë me ju. Sot jam gati më shumë se kurrë për t’iu udhëhequr në një rrugë të re. Por kam një pyetje të thjeshtë për ju: A jeni gati të luftojmë bashkë për Shqipërinë, për zgjedhje të lira për të shporrur qeverinë e krimin, të korrupsionit. Ta nisim sot, jo nesër luftën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme për një qeverisje të re. Sot qëndroj me ju për të luftuar bashkë për aspiratën e një jetë me të mirë dhe unë ju premtoj se do tju udhëheq në këtë rrugë.”, ka thënë sot Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës.