Megjithse pati disa momente delikate, kreu i opozitës ka mundur pikën e tij të dobët dhe kjo është një fitore e madhe
Është hera e parë që lideri i demokratëve Lulzim Basha ka mundur ta mbarojë fjalimin e tij pa u çjerrë. Pika e tij e dobët në çdo protestë është pikërisht pamundësia për të përfunduar fjalimin pa iu ndalur zëri. Në protestën e sotme, lideri Lulzim e ka menaxhuar mirë tonin që ka përdorur gjatë fjalimit. Pati disa luhatje të vogla por i kapërceu me sukses… Ka mbajtur në nivele të ulëta intonative fjalimin për të ngritur hera herës pa shkaktuar probleme me zërin. Padyshim që kjo është arritja kryesore e Lulzim Bashës sot në protesë. Të tjerat vijnë më pas….