Vetëm një ditë na ndajnë nga protesta e opozitës, Partia Demokratike ka marrë një mesazh mbështetës nga Kongresi i SHBA-së.
Mësohet se mesazhi ka ardhur nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, kongresmeni Dana Rohrabacher, i cili i ka shkruar kryetarit Basha.
“I dashur Lulzim, ne mbështesim fuqishëm përpjekjet e qytetarëve shqiptarë dhe betejën e tyre të drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë në kauzën e tij për liri dhe demokraci, shtet të së drejtës dhe liri njerëzore. Përzemërsisht, Dana Rohrabacher”, thuhet në komunikatën e kongresmenit.