Policia kufitare e Vlorës ka ndaluar një gomone rreth 1 milje larg nga brigjet e qytetit, në ujërat tona territoriale.
Në vendin e ngjarjes, mbërritën forcat kufitare, të cilat ndaluan gomonen, me gjatësi rreth 5 metra dhe me emrin “Orion”, në bordin e të cilës udhëtonin dy vetë.
Këta të fundit janë identifikuar me inicialet A.F dhe S.F, atë e bir, përkatësisht 41 dhe 13 vjeç, të cilët janë ndaluar në kushtet e flagrancës.
Ndaj dy shtetasve grekë ka filluar procedimi penal për veprat “kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror” dhe “peshkim i ndaluar”.
Ndërkohë, mjeti lundrues i përdorur prej tyre, i pajisur me dy motorë të markave “Mariner” dhe “Suzuki”, me 40 dhe 25 kuaj fuqi, është sekuestruar.