Në zonën ku punohet për By Pass-in në qytetin e Vlorës është rrezik i vazhdueshëm për aksidente rrugore.
Mungesa e sinjalistikës informuese për kantieret e ndërtimit , pulsoret e dritës për natën apo dhe tabelat fosforeshente mungojnë thuajse totalisht duke e bërë te pamundur orientimin e drejtuesve te mjeteve.
Jo më larg se dy ditë më parë një drejtues mjeti humbi kontrollin duke përfunduar në një kanali të hapur në aksi lidhës me autostradën Levan-Vlorë.
Vetëm pas aksidentit kanë nisur punimet për pajisjen e zonës me sinjalistiken përkatëse.