Në Komisionin Hetimor për ÇEZ, Mazhoranca rrëzoi me pesë vota kundër dhe një abstenim, kërkesën e Shkëlzen Berishës për përjashtimin e kryetarit të Komisionit Balla në seancat për marrjen në pyetje të tij.
Balla sqaroi edhe pse abstenoi.
“Abstenova për ti thënë sërish të birit të ish-kryeministrit që thotë ka konflikt interesi pavarësisht se nuk kam asnjë konflikt interesi me të. Nuk kam asnjë konflikt interesi as me babain e tij, kam konflikt interesi vetëm për një shkak që nuk ka të bëjë fare me të, për të gjitha të këqiat që u kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dalësh të protestosh me 18 shkurt, që është e shtunë, për varfërinë dhe i biri që nuk bën asnjë ditë punë në asnjë bordoro, të marrë dhe jetojë në vilën B9 në Lundër këtë mund ta bëjnë vetëm këta”, tha Balla.
Balla tha se do të thirrjen sërish dëshmitarët Kalaj dhe Berisha. Për këtë të fundit, paraqiti dhe penalitetet që rrezikon në rast refuzimi.