Një nxënës 17-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi është rrëzuar nga muri i shkollës “Ali Myftiu” në Elbasan. Viktima është 17-vjeçari Liman Sallaku.
Mësohet se 17-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Shkak për vdekjen e tij, dyshohet të ketë qenë goditja e fortë në kokë, që nxënësi ka pësuar gjatë rrëzimit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe shkaqeve që çuan në vdekjen e 17-vjeçarit.