Zëvendësministri sqaron për 27.al, ceremoninë e divizionit “Asim Zeneli” dhe praninë e ish-ministrit të kohës së diktaturës
Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, sqaroi në një reagim për 27.al, se ceremonia ku ishte i pranishëm ish-ministri Kiço Mustaqi, nuk ishte organizuar nga Ministria e Mbrojtjes. Në fotografinë ku shfaqet Koçi bashkë me ish-ministrin e Mbrojtjes në kohën e diktaturës, sipas Koçit, ishte një drekë jashtë ceremonisë dhe ku nuk kishte asnjë simbol të komunizmit. Ai sqaron për 27.al se ishte një ceremoni përkujtimore e Divizionit Asim Zeneli dhe se nuk kishte asnjë lidhje me protokollin e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Kjo është një foto jashtë ceremonisë së përkujtimit të 34 vjetorit të formimit të Divizionit Asim Zeneli organizuar nga ish drejtues ushtarakë të këtij Divizioni. Në ceremoni ska patur asnjë simbol komunist. Aktiviteti nuk është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe protokolli i saj nuk ka qënë përgjegjës për pjesëmarrësit. Ushtarakët në rezervë apo në pension duhen respektuar për sakrificat, përkushtimin, atdhedashurinë. Ata meritojnë një trajtim ndryshe si nga shteti ashtu dhe nga media , shoqëria. Lufta e klasave mos ardhtë më kurrë! Në kohën e Byrose Politike, Petro Kocin e degdisën në Kala të Dodës. PD sa herë është në krizë thërret në ndihmë Enver Hoxhën”, sqaron, zvministri i Mbrojtjes Petro Koçi.