Vazhdon debati pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli, pedagogu i gazetarisë, Mark Marku ka thënë në emisionin “Kjo Javë” në News 24 se Agolli nuk mund të shmanget nga përgjegjësia për sa kohë ishte kryetar i kësaj Lidhje dhe deputet.
“Secili ka përgjegjësinë e tij në mënyrë proporcionale”, tha Marku duke kërkuar që Agolli të mos konsiderohet si kolos i letërsisë shqipe. Ai tha se Dritëro Agolli është shumë inferior ndaj shkrimtarëve të tjerë bashkëkohor në botë, apo edhe përballë poetëve të mëdhenj si shqiptar si Lasgush Poradeci dhe Migjeni.
Për Markun, Dritëro Agolli ka qënë një shkrimtar i komunizmit dhe ndaj i janë bërë gjithnjë elozhe.