Pas shtatë ditësh nga shpërthimi në minierën e kromit në Bulqizë janë nxjerrë trupat e tre minatorëve kinezë të cilët janë dërguar drejt Tiranës për ekspertizën mjeko-ligjore.
Ngjarja u regjistrua të shtunën e 4 shkurtit 2017, ku rreth orës 13:00 në vendin e quajtur miniera e kromit Bulqizë, pusi 41, në nivelin 21, ndodhi një shpërthim.
Një dit më parë RISHM ka futur tubacionet duke rregulluar sistemin e ventilimit dhe të ajrimit për pastrimin e ajërit nga gazi, si dhe të lirimit të grykës së pusit nga dherat e shembura, kanë arritur të lokalizojnë vendodhjen, duke gjetur të pa jetë 3 shtetasit kinez, R.G, specialist sigurimi i pusit, H.J, kryepunëtor, dhe H.A punëtor.