Ndërsa ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kryeministri Edi Rama, flasin për flotën e ambulancave që do të ngrihet së shpejti, në Rrogozhinë gjendja është më shumë se e mjerueshme.
Kryetari i Bashkisë, Beqir Nuredini nuk është përmbajtur më dhe e ka denoncuar publikisht këtë gjë, me një gjuhë aspak miqësore.
Megjithëse nuk i përket aspak pushtetit vendor, kreu i Bashkisë së Rrogozhinës bën me dije që për 45 ditë vijnë tre ambulancat e reja të standarteve europiane, të cilat i ka financuar personalisht dhe me ndihmën e biznesit. Këto që ka aktualisht nuk vlejnë as për baraka që shesin qebabë, jo më të shpëtojnë jetën e njerëzve.
Ja çfarë shkruan në rrjetin social Beqir Nuredini, kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës:
“Një barakë për ambulancë që do të duhej t’i shërbente 100.000 banorëve.
A ka turp më të madh se ky???
Të na rrojë Ministria e Shëndetësisë…”
Ja dhe ambulancat e porositura që priten të vijnë në Rrogozhinë brenda 45 ditëve.