Kishte tre dekada e gjysëm që në Rrogozhinë nuk ishte kujtuar kush për Ujësjellësin. Banorët e këtij qyteti që përfshihet në Prefekturën e Tiranës kanë jetuar në kushte mbijetese, duke u falur çdo ditë tek depozitat majë çative, legenat, kusitë apo kovat në tualete.
Më në fund ujësjellësi i ri po ndërtohet dhe kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini bën këtë njoftim në rrjetet sociale:
“Ujësjellës më në fund!
Ndërhyrje rrënjësore pas 35 viteve.
I projektuar per 25.000 banorë, 24 orë ujë dhe lamtumirë përfundimisht depozitave mbi tarraca.”