Gjykata franceze ka shtyrë vendimin për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Vendimi nëse Haradinaj do të ekstradohet drejt Serbisë, apo do të lihet i lirë, do merret në seancën e datës 2 mars.
Kryetari i trupit gjykues në gjykatën e Colmar ka pyetur Ramush Haradinajn nëse pranon të ekstradohet në Serbi. Ramush Haradinaj është deklaruar kundër ekstradimit, ku ka shtuar se ky rast është tërësisht politik.