Të pranishëm personalitete të larta, kryetarë parlamentesh e deputetë nga vendet pjesëmarrëse
Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se personalitete të larta marrin pjesë në punimet e sesionit të 10-të Plenar te Asamblesë Parlamentare të Mesdheut. Përmes një deklarate për mediat të mërkurën në mbremje, Kuvendi i Shqiprisë njofton se “Një numër i lartë personalitetesh do të marrin pjesë në punimet e sesionit të10-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (PAM). Punimet do të zhvillohen në datat 18-19 shkurt 2016. Në çeljen e punimeve do të mbajë një fjalë përshëndetëse Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i PAM-it, Sen. Lhou Lmarbouh. Gjithashtu, do të transmetohet dhe një video-mesazh i Ban Ki- Moon, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Në Tiranë do të jenë për këtë aktivitet deputetë e personalitete të tjera anëtarë të delegacioneve nga Franca, Italia, Greqia, Izraeli, Jordania, Serbia, Turqia, Rusia etj.