Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një vizitë dyditore në Bruksel, ku do të pritet nga krerët më të lartë të Bashkimit Europian.
Thaçi do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, ndërkohë do të takohet edhe me kreun e Parlamentit Europian, Antonio Tajani, prej të cilit do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së PE-së për Kosovën.
Të enjten, presidenti Thaçi do të takohet edhe me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ku do të bisedohet gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe KE-së.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Thaçi do të kërkojë nga BE-ja jetësimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE.