Nisma “Shqipëria pa armë” Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri u bëri thirrje nxënësve të shkollave që të mos ndjekin modelet e gabuara që shfaqen në rrjete sociale nga këngëtarë të ndryshëm me dhunë apo armë.
Nga qyteti i Burrelit, Tahiri tha se deri më tani nga nisma “Shqipëria pa armë” janë dorëzuar vullnetarisht mbi 550 armë dhe mbi 80 mijë municione
Mes personave që dorëzuan armët ishte edhe një nënë, e cila kishte humbur djalin nga armët gjatë viti 1997. Ndërsa Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u ka bërë thirrje edhe atyre qytetarëve të Burrelit, që armën e kanë mbajtur sepse më parë nuk ka patur shtet, t’i dorëzojnë ato, pasi sfida e qeverisë, është që të gjithë bashkë të punojmë për të bërë shtet. Ndërsa nxënësve të shkollave u ka bërë apel që të mos ndjekin modelet e gabuara të videoklipeve me dhunë dhe armë.