Një shpërthim ekspozivi ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit në një palestër në afërsi të Kopshtit Botanik në Tiranë.
Mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e vendosjes së një sasie të vogël lënde eksplozive në murin e jashtëm të palestrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.