6 eurodeputetë: Greqia të lejojë kthimin në trojet e veta të popullsisë së Çamërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

6 eurodeputetë: Greqia të lejojë kthimin në trojet e veta të popullsisë së Çamërisë

14:57 | 06/02/2018
në Shqiperi
0

Nga Viron Gjymshana

Kur në Bruksel hartohej Memorandumi për Çamërinë: “Vetëm kur pakica kombëtare çame në Greqi dhe ajo greke në Shqipëri do të gëzojnë të njëjtat të drejta, vetëm atëhere marrëdhëniet midis popujve grek dhe shqiptar, do të jenë vërtet të forta dhe të sinqerta.”

Kur në Kuvendin e Shqipërisë ishte në diskutim e sipër Rezoluta për Çështjen e Çamërisë, gjashtë eurodeputetë në Bruksel, kishin nisur përpjekjet për ta ndërkombëtarizuar Çështjen Çame, si çështje e të drejtave të njeriut. Ishte shkurti i vitit 2004, kur përmes një memorandumi drejtuar komisionierit të BE-së për marrdhëniet me jashtë, gjashtë eurodeputetët kërkonin që popullsia çame të lejohej të kthehej në trojet e veta në Çamëri. Propozimi drejtuar komisionerit të Bashkimit Europian, përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë, Cris Patten, vinte nga eurodeputetët Marko Panela, Mauricio Turko, Marko Kapato, Xhanfranko del’Alba, Benedeto dela Vedova dhe Olivier Dypui. Në memorandumin e tyre, ata theksonin që vetëm, kur pakica kombëtare çame dhe ajo greke në Shqipëri do të gëzojnë të njëjtat të drejta, vetëm atëhere marrëdhëniet midis popujve grek dhe shqiptar, do të jenë vërtet të forta dhe të sinqerta.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ishte koha, kur kishte nisur të trajtohej në kancelaritë europiane çështa e genocidit grek ndaj Çamërisë. Në fillim të vitit 2004, Grupi Ndërkombëtar i Krizave kishte publikuar një raport të detajuar rreth Çështjes së Çamërisë duke e cilësuar genocid ndaj popullësisë së Çamërisë, si jo një ikje e kësaj popullsie me dëshirën e saj, siç pretendonin eurodeputetët grekë.

Eurodeputetët Panela, Dypyi, Turko, Kapato, Del’Alba dhe Dela Vedova theksojnë se në qershor të 1944-ës, 44 mijë shqiptarë të besimit mysliman, u dëbuan me forcë nga tokat e tyre në Çamëri me akuzën se kishin bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe gjermanë. Për këtë akuzë, eurodeputetët i referoheshin raportit të Grupit Ndërkomnbëtarë të Krizave, ku përjashtohej kategorikisht pretendimi grek ndaj Çamërisë. Ata kishin evidentuar me dokumenta e fakte zyrtare genocidin grek ndaj popullsisë së Çamërisë. Ndaj dhe gjashtë eurodeputetët e kishin të qartë idenë, kur theksonin në Parlamentin Europian se dëbimi i popullsisë së Çamërisë, shënon edhe epilogun e genocidit të kësaj popullsie, të cilës, për më shumë, iu konfiskua gjithë pasuria, duke përfshirë këtu trojet e shtëpive, tokat bujqësore, bagëtitë e të tjera.

Edhe popullsia ortodokse çame që mbeti në Çamëri nuk gëzon dot të drejtat e njohura në vendet anëtare të Bashkimit Europian, në mënyrë të veçantë të drejtat e pakicave etnike dhe gjuhësore, siç është e drejta për të mësuar gjuhën shqipe në shkollat shqipe, të cilat janë të ndaluara nga shteti grek – shkruhet në këtë memorandum.

Vetëm në rast se dy pakicat kombëtare, në Greqi dhe Shqipëri, vihen në pozita të barabarta politikisht dhe juridikisht, vetëm atëhere ndërmjet dy popujve, shqiptar dhe grek, do të ekzistojnë lidhje miqësie të sinqerta dhe të qëndrueshme, vënë në dukje parlamentarët europianë.

Njëkohësisht eurodeputetët Panela, Dypyi, Turko, Kapato, Dela Vedova dhe Del’Alba i bëjnë thirrje përfaqësuesit të Komisionit Europian që të ndërmerren veprime konkrete me qëllim që popullsia çame e besimit musliman që është dëbuar nga Çamëria, të lejohet të kthehet në tokat e saj, të gëzojë të drejtat e rikthimit të pronës si dhe t’i njihet dhe të përfitojë dëmshpërblim për humbjet që ka pësuar gjatë gjithë këtyre viteve.

Në fund eurodeputetët kërkojnë që edhe për çamët ortodoksë që kanë mbetur në Çamëri, Komisioni Europian të ndërhyjë që edhe atyre t’u njihet e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në dokumentat zyrtare dhe që ky grup popullsie të gëzojë po ato të drejta që gëzon pakica greke në Shqipëri.

Memorandumi i eurodeputetëve të sipërcituar vjen disa ditë pas një prononcimi të një eurodeputeti katalan, Mayol Ribeiro, i cili ngrinte çështjen e mohimit nga shteti grek, të pakicave kombëtare në Greqi.

Njëkohësisht në një raport që pritet të publikohet në muajin mars nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, theksohet se politika e dëbimit të çamëve nga Greqia ka filluar të vihet në zbatim që në vitet ‘20 të shekullit të kaluar, pra shumë përpara Luftës së Dytë Botërore. Në raport pohohet se dëbimi i parë i çamëve nga vatrat e tyre u bë gjatë shkëmbimit të popullsive ndërmjet Greqisë dhe Turqisë së Ataturkut në vitet 1920. Grekët e Bosforit u vendosën atëhere në veriperëndim të Greqisë në tokat e çamëve myslimanë, të cilët qeveria greke i dëboi drejt Turqisë.

Por, në ndryshim nga parlamentarët europianë, Grupi Ndërkombëtar i Krizave vëren se: si shqiptarët e hershëm në Greqi, të njohur si arvanitas, ashtu edhe çamët ortodoksë, janë tashmë pothuajse të asimiluar në shoqërinë greke.

Etiketa: Benedeto dela VedovaBrukselerurodeputetëtMarko KapatoMarko PanelaMauricio TurkoMemorandumi për ÇamërinëOlivier Dypuipopullsia e ÇamërisëViron GjymshanaXhanfranko del’Alba

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Vettingu/ Totozani: Ditët e fundit dhjetëra juristë që kanë dorëzuar dosjen

Vettingu/ Totozani: Ditët e fundit dhjetëra juristë që kanë dorëzuar dosjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com