Me parrulla ” Kundër shkatërrimit të mjedisit” qytetarët e Durrësit kanë protestuar kundër projektit të Velierës, që do ndërtohet në qendër të qytetit bregdetar. Protestuesit thonë se punimet do dëmtojnë murin antik të Durrësit që daton në shekullin e V para erës sonë.
“Prej ditësh këtu janë bërë gërmime ku ka dalë edhe arkeologjia në shesh, por kryetari i bashkisë e ka betonizuar. Muri i kalasë po betonizohet“, thanë protestuesit.
“Këtu bëhet një gërmim për të ngritur një objekt, për të lënë shenje, sepse nuk është e domosdoshme që ky objekt të rrijë si hije nën këtë tore që është me vlera. Protestuesve i është përgjigjur kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili pohoi se muri rrethues për të cilin bëhet fjalë gjendet poshtë gërmimeve që po kryhen për ndërtimin e velierës. Dako shtoi se investimi po kryhet paralelisht me monitorimin nga një grup arkeologësh“, tha Sazan Guri.