Zllatan Ibrahimoviç nuk e përjashton një rikthim në Itali.
Sulmuesi suedez deklaroi pas fitores ndaj Çelsit, se ka edhe tre muaj kontratë me PSG-në, dhe më pas do të vendosë për të ardhmen e tij.
“Kam edhe 3 muaj kontratë këtu me PSG, pastaj të shohim se cfarë mund të ndodhë.
Për momentin mendoj për të fituar gjithcka me PSG.
Fituam ndaj Çelsit dhe shpresoj të bëjmë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e kthimit”, tha ai.
34-vjeçari është lidhur shumë herë me një rikthim tek Milani, dhe kushedi, këtë herë mund të jetë moment i duhur.
E ndërsa suedezi la gjithçka të hapur, lojtari tjetër i PSG, Marko Verrati, tha se nuk ka ndërmend të kthehet në Itali.
Kjo, pasi ai vetëm pak ditë më parë e zgjati kontratën me PSG deri në vitin 2020.