Lotët nuk i ndala duke të lexuar historinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lotët nuk i ndala duke të lexuar historinë

22:07 | 30/01/2017
në Opinion
0

Nga Ilir Hoxholli

Unë e di që të përcjellësh apo të shpërndash vlera nuk do të kesh vëmendjen e një skandali VIP-ash apo të politikës. Kam hequr dorë nga komentimi ndaj tyre, sepse mendoj se jeta është më e bukur pa ata lloj show, që ecin me parimin se nuk ka reklamë të keqe. Në këtë hyrje shumë lexues mund të tërhiqen për ta vazhduar leximin. Rasti që dua të sjell është i një djali, të cilin e kam zili, po, po e kam zili, nuk do të të doja të isha kurrë në pozicionin e tij, por ai është një hero i heshtur, një shembull për t’u ndjekur, një djalë që meriton shumë, një rast që duhet të përhapet për të edukuar qindra të rinj që kujtohen për nënat me foto në facebook në festën e 8 Marsit apo disa të tjerë që i kanë lënë nëpër azile. Dashuria dhe detyrimi ndaj nënës nuk shlyhet me shërbyes, ajo ka nevojë për një përqafim, një puthje, një fjalë të mirë. Nënat tona na kanë rritur dhe vetëm në pleqëri të thellë kanë nevojë për ne, por rasti i këtij heroi të heshtur është për t’u ndarë mes nesh, jo si rast i shkretë, por si një reflektim të shoqërisë.

“Me mamanë kam vuajtur sa vetëm shpirti im e di, përpiqem përditë, mundohem që të ndjehet mirë. Çdo përpjekje, çdo lëvizje që bëj, e bëj për të. Mblidhja kanoçe dhe bidonë që 10 vjeç, për të siguruar bukën e gojës, kur je me dy klasë shkollë çfarë pune mund të bësh.”

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Mbeta pa fjalë çfarë sakrifice, çfarë njeriu, shumë të tjerë do i kishin braktisur nënat në këtë gjendje dhe jo në këtë gjendje, ne po i lëmë nënat tona, kur ata mbeten për një gotë ujë.
Ermali thotë: “…forcën për të përballuar jetën e vështirë e ka gjetur tek besimi në Zot.” Ajo që më ka habitur është se shokët që i kam pyetur më thanë që ne jemi falur me të dhe kurrë nuk është ankuar. Çfarë madhështie, e ka mbajtur ndër vite këtë hall duke mbledhur shishe plastike, duke qarë me veten çdo natë derisa sot ata lot nuk mund t’i mbajë më, i solli mes nesh si një sprovë të indiferencës tonë. Si një model i dashurisë pa kushte e birit ndaj nënës, kush nga ne bën një sakrificë të tillë? Mund ta braktiste siç bëri babai me motrën.
“Që nga 2010 nuk e kam takuar dhe parë më, ia kam harruar edhe numrin. Nuk po gjej dot as motrën në facebook. Më ka ndihmuar disa herë me lekë, nga 100 euro. I kam thënë se mbase kur të bëhem me lekë, kur të kem rrogë, do t’ia kthej, më ka thënë që s’është nevoja. Për nënën nuk është interesuar, për mua thoshte të vazhdoj shkollën, por i thosha se unë duhet të punoj që të fitoj bukën e gojës”, thotë ai BalkanWeb. Çfarë sinqeriteti! Çfarë plage! Si heshtëm ne? Ishim me “Dhuro dashuri”. Faleminderit stafit të burgut për ndihmën në vazhdimësi, nuk të njoh, por do jesh një prioritet i nismës tonë, do të jemi pranë teje, jo për shkak të varfërisë, por për atë që Zoti ka porositur për nënat. Ty mor djalë të kam zili, se Parajsa është te këmbët e nënës, se për të jemi porositur ta respektojmë si gjënë më të shtrenjtë në botë. Sot, je vëllai im, do mundohem që halli yt të jetë dhe i imi. Lotët nuk i ndala duke të lexuar historinë, e me lejo që të jem bashkëudhëtar me ty në rrugën e Parajsës…

Etiketa: 8 marsiDhuro DashuriIlir HoxholliindiferencePARAJSEsakrificësprove

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Vrasja e ministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com