Pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe emërimit të Petrit Vasilit në vënd të tij, kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe ministri i emëruar Petrit Vasili i janë drejtuar presidencës. Ndërkohë kryeministri Rama ka paraqitur në presidencë propozimin për emërimin e Vasilit në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Ndërkohë, LSI ka deklaruar se është njohur vetëm sot me shkarkimin e Manjanit dhe ka nxituar të plotësojë vendin bosh në qeverinë Rama, duke propozuar Petrit Vasilin.