Ashtu siç pritej, Ylli Manjani është shkarkuar nga detyra e ministrit të Drejtësisë, për t’u zëvëndësuar me Petrit Vasilin, kreun e grupit parlamentar të LSI. Lajmi konfirmohet zyrtarisht, pasi kryeministri, Edi Rama, i ka dërguar Presidentit propozimin për emërim të ministrit ku thuhet: “Kryeministri Edi Rama ka firmosur lirimin nga detyra të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Petrit Vasili“. Shkresa e shkarkimit të tij erdhi vetëm dy orë nga takimi që kryeministri Rama pati sot me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit.
Shkarkimi i Manjanit erdhi pak çaste pas takimit të sotshëm midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Manjani largohet nga detyra e ministrit të drejtësisë pas akuzave të njëpasnjëshme kundër ministrave socialistë të qeverisë Rama.