Dy persona kanë humbur jetën në Australi pasi një avion pasagjerësh ka rënë në lumë
Avioni ka përfunduar në lumin Swan pak para se të ulej në pistë dhe si pasojë e plagëve të marra kanë humbur jetën piltoti dhe gruaja e tij.
Dëshmitarët në vendngjarje janë shprehur se kanë mbetur të trionditur kur panë momentin e tmerrshëm kur hunda e avionit u kthye poshtë duke përfunduar në ujërat e lumit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga kryebashkiakja Lisa Scaffidi, e cila në Taitter shkruan se “ne duhet të njoftojmë me trishtim se ka pasur dy viktima brenda orës së fundit për shkak të një aksidenti ajror në lumin Swan”.
https://www.facebook.com/RTvids/videos/1449270745083174/