Ka qenë 14 shkurti ora 13.00 sipas orës së Greqisë, kur në sheshin para Parlamentit u mblodhën disa shoqata ekstremiste që kërkojnë aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Sërish edhe këtë vit u përkujtua 102 vjetori i të ashtëquajturës autonomi e Veriut të Epirit. Aktivitetin e udhëhoqi si përherë Babis Karathanos, kryetar i shoqatës Vorio Epiris, Eleni Dhimu, kryetare e shoqatës Rinia e Vorio Epirit, Stavri Gjinos, Lefter Prifti, drejtues i shoqatës Autonomia e Vorio Epirit 1914, drejtues të shoqatës së “Rezistencës Napoleon Zervas-EDES”, Gjerojanis Dhimitrios, Michel Fekkas (Mihal Fekas), Haris Katsivardas (Haris Kaçivardhas), Alexandros Spzrou (Aleksandros Spiros), anëtar i Agimit të Artë, Robert Haidi dhe do të tjerë.
Në këtë aktivitet morë pjesë deputeti në Parlamentin grek i Agimit të Artë, Kristo Papas, si dhe eurodeputeti i Agimit të Artë, Gjeorgjios Epitidheos, dikur ushtarak me gradën general-lejtnan, i cilki është zgjedhur si përfaqësues në Parlamentin Europian në vitin 2014. Politikanët në fjalë demonstrojnë me flamujt e Vorio Epirit.
Por, lista vazhdon më tej me deputetin e pavarur, Nikos Nikopulos, përfaqësuesin e Partisë Demokracia e Re, Jorgos Koti, përfaqësuesi i partisë LAOS, Panos Haxhigjeorgjiadhis dhe çuditërisht ish-kreu i OMONIA, Vasil Bollano.
Duhet pranuar se pjesëmarrja ishte mjaft e dobët krahasuar me vitet e tjera, bëheshin rreth 150 veta frymë.
Megjithatë, demonstrimi shovinist para Parlamentit të Greqisë, ku nuk mungojnë as ekstremi i majtë dhe ai i djathtë grek, flet përsa seriozisht e kanë fqinjët idenë e tyre të Greqisë së Madhe. Pyetja mbetet përse Vasil Bollano ka hequr dorë nga prodhimi i vajit të ullirit në Himarë?
Spiro hajduti u be minister nga Berisha dhe perdor per mburoje nacionalitetin.Ne raport me 2% te popullsise nuk u takon portofol ministror,Dhe bollano ta gjeje ‘vorioepirin’ ne Kurvelesh aty ku ky gjakprishur ka varet e eterve te tije E turpshme .
Ore a ka shtet,po na u bë ky gjakprishës shqiptar,qe e quan veten grek njefare Bollano, pse nuk ja tregojne vendin,