Dorëzimi i armëve pa leje duhet të kryhet brenda datës 30 prill
Sipas të dhënave nga policia e shtetit, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë dorëzuar 29 armë, mbi 2 mijë fishekë dhe 7 granata.
Numri më i madh i rasteve është verifikuar në komisariatin e Divjakës, ku janë dorëzuar 10 armë dhe 200 fishekë.
Në komunën Dajç të Shkodrës janë dorëzuar 8 armë dhe 600 fishekë; ndërsa granatat janë dorëzuar në komisariatin e Librazhdit, bashkë me 25 metra fitil shpërthyes.
Dorëzimi më i ulët ka qenë në Dibër, ku qytetarët kanë paraqitur në polici vetëm 2 armë pa leje të siguruara që prej vitit 1997.