Ish-drejtori i kompanisë CEZ, Josef Hejsek nuk i është përgjigjur thirrjes së komisionit për privatizimin e kompanisë OST tek kompanie çeke CEZ
Lajmin e bëri të ditur kreu i komisionit hetimor parlamentar, Taulant Balla. Gjatë mbledhjes së pasdites së sotme deputeti socialist është shprehur se “ne e kemi kërkuar edhe thirrjen e Hajsek ndërsa ai nuk i është përgjigjur komisionit tonë”.
“Ne do të ishim të gatshëm që edhe me të të zhvillonim një seancë dëgjimore online përmes Skype-t.”-ka shtuar Balla.