Dosier/Qeverisje përmes pazareve politike, betejat mes grupeve kundërshtare brenda mazhorancave dhe një batutë e Fatos Nanos: “Qeveria me harabela, puna e saj, glasa”
Një natë më parë kishte deklaruar se nuk do të bëntë ndryshime në qeveri por sot Edi Rama e shkarkoi ministrin e Financave Shkëlqim Cani dhe në vënd të tij emëroi Arben Ahmetajn. Ky i fundit mbante postin e ministrit të Ekonomisë. Në vënd të Ahmetajt në ministrinë e Ekonomisë u emërua Milva Ekonomi.
Këto ndryshime në qeverinë Rama vijnë të 25-t në radhën e ndryshimeve të shpshta në qeveritë e 17 viteve të fundit. Këto ndryshime të shpeshta, dëshmojnë mungesën e stabilitetit politik në Shqipëri.
Në qeverisjen e viteve të para pas rrëzimit të sistemit komunist, kryesisht gjatë periudhës dhjetor 1990- mars 1992, pati rreth pesë ndryshime të diktuara nga reformat e para demokratike të Shqipërisë së viteve të para postkomuniste. Gjatë qeverisë së drejtuar nga Aleksandër Meksi nuk pati rreth tre ndryshime në qeveri.
Historia e këtyre ndryshimeve mbyllet me shkarkimin e Genc Rulit e Rexhep Ukës, të akuzuar për korrupsion. Sidoqoftë në vitet e para të sistemit demokratik në Shqipëri, mungesa e stabiliteti të qeverive ishte e justifikuar. Por pas viteve 1997 e ktej supozohej se vendi arriti një farë stabiliteti. Ndryshimet e shpeshta në qeveri dëshmojnë në fakt për mungesë stabiliteti në vazhdimësi.
Në historinë e ndryshimeve të periudhës 1997-2016, shumica e ndryshimve janë diktuar nga Ilir Meta. Duke përjashtuar katër vitet e para të mandatit të qeverisë Berisha 2005-2009, kabinetet e tjera qeveritare në 13 vite, Ilir Meta ka pasur ndikim përcaktues në këto ndryshime. Në zhvillimet politike të këtyre viteve, Ilir Meta ka diktuar planet e të gjithë kryeministrave e krerëve të PS-së e PD-së, Fatos Nanos, Sali Berishës e së fundmi edhe të Edi Ramës.
Dhjetë ndryshime në qeveri janë kryer gjatë qeverisjes së majtë e drejtuar nga Fatos Nano në vitet 1997-2004. Tri ndryshime të tjera janë kryer gjatë qeverisjes Rama 2013-2016. Po kaq ndryshime sa te e majta, janë kryer edhe nga qeveria e djathtë e drejtuar nga Sali Berisha në dy mandate qeveritare, gjatë viteve 2005-2013.
Ndryshimet e para të qeverisë Nano
Qeverisja e parë e socialistëve 1997-2005, është shoqëruar nga debate të forta brenda PS-së për shkak të luftës politike ndërmjet grupeve kundërshtare në këtë parti.
Fatos Nano kryetar i PS-së dhe Ilir Meta pjesë e forumeve të rëndësishme drejtuese të kësaj partie, qëndrojnë në krye të dy grupeve kundërshtare.
Në pranverën e vitit 1998 kur PS-ja kishte afër një vit që kishte fituar zgjehdjet bashkë me aleatët e saj, u rikthye ashpërsimi i luftës së brendshme. Shkrimtari Dritëro Agolli në atë kohë ishte deputet i PS-së. Ai akuzoi publikisht në media qeverinë dhe Kryeministrin Nano për mangësi në qeverisje. Zërit të Agollit iu bashkuan edhe të tjerë dhe më 16 prill 1998, u bënë disa ndryshime në qeveri. Nano përfshiu në kabinetin e tij qeveritar edhe Edi Ramën. Kjo ishte pjesë e “shakave” që Nano nisi të bëjë me Partinë Socialiste, por edhe sinjal se në qeveri duhet të vinte një lloj tjetër politikani. Ai u emërua Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Socialistët e kujtonin akoma Ramën, si njeriu që i kishte goditur fort në momentet kyçe të historisë së tyre.
Ishte larguar nga posti i ministrit të Mbrojtjes Sabit Brokaj dhe u largua nga posti i ministres së Kulturës, Arta Dade si dhe nga posti i ministrit të Brendshëm Neritan Ceka. Në vend të Brokajt u emërua Luan Hajdaraga, në vënd të Neritan Cekës u emërua Perikli Teta si dhe në vënd të Arta Dades u emërua Edi Rama. Por ky kabinet nuk do të vazhdonte gjatë.
Qeveria Majko 1998
Vrasja e deputetit të PD-së Azem Hajdari në shtator 1998, diktoi ndryshime të tjera në qeveri. Këto ndryshime u kryen pasi Nano dhe dorëheqje për shkak se braktisi detyrën kur protest e opozitës pushtoi dhunshëm institucionin e kryeministrisë dhe të tjera godina qeveritare. Pas këtyre ngjarjeve Kryeministri Nano u largua nga Shqipëria dhe ky veprim do ti kthehej në faktor negative pasi u cilësua si braktisje e detyrës. Nano bëri përpjekjet e tij për të vazhduar në postin e kryeministrit duke kërkuar mbështetjen e Komiteti të Përgjithshëm Drejttues të PS-së. Por Nano nuk e gjeti këtë mbështetje. Ilir Meta dhe grupi i tij në PS-së bashkë me Presidentin Rexhep Meidani, ushtruan presionin e duhur duke çuar Fatos Nanon drejt dorëheqjes.
Më 28 shtator 1998, Fatos Nano dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit. Në vend të Nanos u emërua Kryeministër Sekretari i Përgjithshëm, Pandeli Majko.
KPD-ja e votoi pa përplasje Majkon Kryeministër, ndërsa ky i fundit zgjodhi Ilir Metën, si krahun e tij të djathtë në qeveri, zëvendëskryeministër i qeverisë së re socialiste. Në kabinetin qeveritar u përfshinë në mënyrë thuajse të ekuilibruar figura politike që ishin pjesëtarë të dy grupeve kundërshtare brenda PS-së.
Më 20 janar 1999 Fatos Nano dha dorëheqjen edhe nga posti i kryetarit të partisë. Në mënyrë të papritur, Nano u largua nga PS-ja dhe në krye të një grupi drejtuesish selisë rozë sulmuan qeverinë Majko duke cilësuar atë si qeverisje në amulli.
Majko e Meta të cilët u duk se ishin në të njëjtën linjë, deklaruan. “Nuk do të lejojmë askënd që t’i vërë qeverisë gurë nën rrota. Shqiptarët duhet të zgjedhin midis përgjegjshmërisë e qeverisjes së fortë, dhe paparëgjegjshmërisë. Ne jemi të përgjegjshëm për të ndërtuar shtet” .
Ndërkohë Nano, thirri kongresin në afatet e parashikuara në statut, për t’i dhënë drejtim tjetër qeverisjes së vendit, pasi sipas tij, Shqipëria e ’99-ës nuk ishte ajo që PS-ja kishte premtuar më 29 qershor të ’97-ës, kur erdhi në pushtet.
Koçi-Poçi
Në një situatë të acaruar politike midis grupit të Nanos dhe grupit Majko-Meta ndodhën edhe ndryshimet në qeverinë Majko. Si kryeministër, Pandeli Majko propozoi presidentit shkarkimin e Petro Koçit si ministër i Brendshëm. Më 17 maj Presidenti Meidani firmosi shkarkimin e Koçit nga posti i ministrit të Rendit dhe emërimin në këtë post të Spartak Poçit. Petro Koçi ishte pozicionuar te grupi i mbështetësve të Nanos në PS. Shkarkimi i Koçit i acaroi akoma më shumë marrëdhëniet midis grupeve kundërshtare në PS. Në këtë post u emëruar kreu i socialistëve të kryeqytetit: Spartak Poçi.
Ndërkohë Nano vazhdonte sulmet ndaj qeverisë Majko-Meta. Një ndër konstatimet e shprehura të Nanos për qeverinë Majko, ishte: “Qeveria me harabela, puna e saj, glasa”. Si shumë herë PS-ja përdorte parimet dhe nevojën për reformim në betejën për pushtet. Në mesin e shtatorit të vitit 1999, Pandeli Majko shpalli kandidaturën për postin e kryetarit të PS-së. Nano e Majko zhvilluan një betejë elektorale në bazën e partisë, deri më 9 tetor, kur u mblodh Kongresi i Tretë Zgjedhor i PS-së. Pas një fushatë të tensionuar zgjedhjesh në PS, Fatos Nano u rizgjodh kryetar me 297 vota përkundrejt kandidaturës së Majkos me 261 vota. Ilir Meta e vlerësoi kongresin të manipuluar, njësoj si zgjedhjet e 26 majit. Por ky qëndrim i tij u korrigjua vetëm pak ditë më vonë, pasi Nano i shtriu dorën e bashkëpunimit.
Më 14 tetor, pak ditë pas kongresit, Nano thirri në takim Ilir Metën, me të cilin arriti një marrëveshje mirëkuptimi. Për të justifikuar këtë marrëveshje, pas njërit prej konflikeve më të rënda midis tyre, ata e quajtën marrëveshje midis FRESSH-it dhe PS-së, duke e konsideruar FRESSH-in si një organizatë jo-qeveritare, të shkëputur nga partia.
Qeveria Meta 1
Brenda pak ditësh Pandeli Majko dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, më 26 tetor. Në të njëjtën ditë kryesia e PS-së propozoi Ilir Metën kandidat për postin e Kryeministrit. KPD-ja e miratoi kandidaturën e Metës në mbledhjen e parë të saj. Ilir Meta fitoi me 68 vota përkundrejt rivales Makbule Çeço me 45 vota.
Një ditë më vonë ai u dekretua nga Presidenti Meidani, si Kryeministër i Shqipërisë. Në qeverinë “Meta”, u përfshinë edhe mbështetësit e tij, Luan Hajdaraga, Anastas Angjeli, Spartak Poçi etj.
Qeveria Meta 2
Pas fitores problematike të PS në zgjedhjet e qershorit 2001, KPD-ja e 20 gushtit zgjodhi Kryeministër përsëri Ilir Metën, me 84 vota pro, ndërsa Namik Doklen kryetar Kuvendi me 74 vota pro . Nano deklaroi se ky proces i zgjedhjes së Kryeministrit dëshmoi vlerat e PS-së. Ai u shpreh në KPD: “Jemi të dënuar të punojmë bashkë dhe jo të përjashtojmë njëri-tjetrin”. Në njëfarë mënyre dukej se po shuhej edhe një herë lufta politike ndërmjet grupit të Nanos dhe atij të Metës.
Në shtator 2001 u rikthye beteja midis Nanos e Metës. Në mbledhjen e 8 tetorit të KPD-së Nano akuzoi qeverinë, duke i tërhequr vëmendjen, që ekzekutivi të mos drejtohet si parti, të shmangej nepotizmi, krahinizmi etj. Në vigjilje të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, kryetari i PS-së, Fatos Nano, filloi të shfaqë ambicien për t’u bërë president i vendit. Beteja e akuzave ndërmjet grupeve në PS u ashpërsua shumë dhe kulmoi në KPD e famshme të dhjetorit 2001, duke u pagëzuar me emrin “Lëvizja për katarsis”. Përkrah Nanos u rendit sekretari organizativ Petro Koçi, zëvendëskryeministrja Makbule Çeço dhe disa deputetë e anëtarë të forumeve më të larta drejtuese të partisë. Kryesia e PS-së, më 23 nëntor vendosi thirrjen e KPD më 3 dhjetor 2001.
Qeveria Meta 3
Meta foli për akuzat e Nanos ndaj tij. Për shkak të luftës politike, tre ministra të Metës dhanë dorëheqjen: Musatafa Muçi, Anastas Angjeli dhe Bashkim Fino. Megjithatë, vazhdoi beteja e akuzave. Nano kërkoi të thirrej kongresi i jashtëzakonshëm.
“Lëvizja për katarsis” përfundimisht përmbysi qeverinë “Meta”. Më 3 dhjetor shpërtheu debati me akuza të pa-publikuara ndonjëherë midis grupeve në PS. U votëbesua Kryesia dhe u arrit njëfarë marrëveshje. Grupi “Meta” u mbështet nga drejtues shumë të rëndësishëm në PS, si Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Bardhyl Agasi, Ermelinda Meksi, Pandeli Majko, Bashkim Fino, Arta Dade, Ilir Zela, Et’hem Ruka etj. Propozimi i Nanos, ishte për rikompozim të plotë të qeverisë, ndërsa Meta ishte për disa ndryshime në qeveri. Meta paraqiti disa emra për postet ministrore të mbetura bosh, pas dorëheqjes së tre ministrave. Nano nuk e pranoi propozimin e Metës.
Në këtë situatë qeveria shkoi për miratim në Kuvend, por nuk u plotësua numri i nevojshëm i deputetëve në sallën e Kuvendit, për të votuar dekretet e Presidentit për ministrat e rinj. Deputetët e Nanos munguan në seancë plenare. Lufta politike sa vinte e ashpërsohej, duke shkuar drejt një situate pa zgjidhje.
Qeveria Majko 3
Në fund të janarit 2002 Ilir Meta paraqiti dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, duke deklaruar se ishte detyruar nga kryetari Nano, për krijimin e qeverisë së re. Ai tha se “largohej për të mos pranuar shantazhet, për të vendosur emra ministrash nën diktatin e kryetarit”.
Kryesia e PS-së u mblodh disa herë dhe aty konsumoheshin vetëm debate e akuza ndërmjet grupeve në PS. Pas një situate dyjavore të tensionuar, në mbledhjet maratonë të Kryesisë, Ilir Meta propopzoi Pandeli Majkon, si kandidat për kryeministër.
KPD-ja e 6 shkurtit, i dha votëbesimin Pandeli Majkos për të drejtuar qeverinë. Majko mori 65 vota si Kryeministër për herë të dytë i Shqipërisë. Më 21 shkurt u miratua qeveria e re, me emra të rinj. Kryeministër Pandeli Majko dhe zëvendëskryeministër Skënder Gjinushi nga PSD. Në kabinetin qeveritar u përfshinë emra përfaqësues të të dy krahëve politikë në PS.
Nano e konsideroi qeverinë përfaqësuese. Në pranverë 2002, nisi historia e aleancave fluide. Grupi i Metës mbështeti mocionin për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm, Arben Rakipi, mocion i propozuar nga opozita, e drejtuar nga Sali Berisha.
Rikthehet beteja “Nano-Meta”
Fatos Nano u shpreh për zgjedhje të parakohshme, me qëllim rikonfirmimin e mazhorancës në Parlament. Meta doli kundër këtij propozimi. Në fillim të prillit u arrit një tjetër pakt midis faktorëve politikë në PS. Pakti parashikonte mbështetjen për Kryeministrin Majko. Në pranverën e këtij viti Fatos Nano u takua me kryetarin e opozitës, Sali Berisha, për të nënshkruar një marrveshje mes tyre, lidhur me zgjedhjen e Presidentit, si dhe për disa reforma në institucione, kryesisht të propozuara nga opozita.
President u zgjodh Alfred Mosiu, me propozimin e PD-së dhe me konsensusin e të gjitha partive.
Kur hoqi dorë nga posti i Presidentit, Nano kishte bërë marrëveshje me faktorët brenda PS, që të kthehej në postin e Kryeministrit. Gramoz Ruçi kërkoi nga Komisioni Qendror i Garancive Statutore, të interpretohej neni në statutin e PS, që parashikonte papajtueshëmrinë e dy mandateve, të Kryeministrit me atë të kryetarit të partisë. Ishte momenti që këto dy poste të bashkoheshin sërish. Nano kërkoi heqjen e nenit në statut, duke kërkuar kështu postin e Kryeministrit. Kësaj here Gramoz Ruçi ishte në mbështetje të Nanos.
Majko ishte gjithnjë i gatshëm të jepte dorëheqjen. Shumë shpejt KPD-ja ndryshoi statutin e partisë, duke bashkuar postin e kryetarit të partisë me atë të Kryeministrit, dhe Pandeli Majkos i mbeti veçse të deklarojë zyrtarisht dorëheqjen. Nano u zgjodh përsëri Kryeministër .
Qeveria Nano 4
Në qeverinë e re me Nanon kryeministër, u emëruan Ilir Meta – zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, ndërsa Pandeli Majko – ministër i Mbrojtjes. Në fund të qershorit 2003, zëvendëskryeministri Ilir Meta, njëherësh anëtar i Kryesisë së PS, i dërgoi një letër kryetarit të partisë Fatos Nano, ku paraqiteshin disa vërejtje për qeverinë dhe partinë. Nano hodhi poshtë çdo pretendim të Metës. Pas shumë debatesh nëpër forume dhe në media, Ilir Meta vendosi të japë dorëheqjen nga posti që mbante në qeveri. Bashkë me Metën u largua nga qeveria edhe ministri i Integrimit, Sokol Nako, pjesë e grupit Meta. Nano propozoi Marko Bellon e Ermelinda Meksin, përkatësisht në postin e minisrit të Jashtëm dhe të ministrit të Integrimit. Grupi i deputetëve të Metës bashkoi votat me opozitën, duke bërë të mundur rrëzimin e dekretit të Presidentit për dy ministrat socialistë.
Qeveria “Nano” kaloi një tjetër krizë pas pak ditësh, kur Luan Rama u largua nga posti i ministrit të Brendshëm pas një incidenti me një gazetar. Nano qeverisi me zëvendësministra deri në kongresin e 12 dhjetorit. Ai e quajti puç kundër PS-së bashkimin e votave të grupit të Metës me votat e Berishës, të cilat rrëzuan për herë të dytë propozimet e Nanos për tre ministrat.
Shqipëria po kalonte një krizë të pashembullt qeveritare dhe Presidenti i vendit, Alfred Moisiu, i kërkoi publikisht Kryeministrit Nano të rikonfirmonte mazhorancën në Parlament, pasi vendi nuk mund të qeverisej me tre vende ministrore bosh.
Qeveria Nano 5
Fatos Nano u rizgjodh kryetar i PS-së me 456 vota. Sfidantët e rinj Rama e Meidani morën përkatësisht nga 41 dhe 61 vota .
Më 24 dhjetor Nano paraqiti kabinetin e ri te Presidenti Moisiu, duke deklaruar që nëse nuk do të miratohej qeveria, pra, nëse Meta bashkë me mbështetësit e tij do bashkonin votat me opozitën, atëherë vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Në këtë mënyrë Nano u dha fund të gjitha mundësive për një marrëveshje tjetër me Ilir Metën dhe grupin e tij mbështetës në PS.
Në kabinetin qeveritar u përfshinë ish-mbështetës të Metës në poste të rëndësishme në qeveri, si Anastas Angjeli apo Bashkim Fino, dy figura, të cilat Nano i kishte akuzuar mjaft ashpër për korrupsion në vitin 2001, në KPD-në e sherri” të madh të socialistëve.
Presidenti dekretoi qeverinë, dhe Parlamenti e votoi me numrin e nevojshëm të votave. Në ditët e fundit të dhjetorit u rikonfirmua kryetar partie dhe Kryeministër Nano. Më 6 shtator 2004, Ilir Meta bashkë me nje grup deputetësh u larguan nga Partia Socialiste dhe themeluan partinë e tyre të re, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI).
Pas humbjes në zgjedhjet e 3 korrikut, Nano dha dorëheqje nga posti i krytarit të PS-së,. Në tetor të këtij vitit u zgjodh në krye të kësaj partie Edi Rama. Ilir Meta në krye të LSI-së, ishte në opozitë. Kishte fituar katër deputetë në zgjedhjet e 3 korrikut. Berisha nisi të qeverisë me aleastët e tij pas fitores në këto zgjedhje.
Qeveria Berisha 1
Gjatë mandatit të parë qeverisës, kabineti Berisha pësoi tetë herë ndryshime. Disa prej tyre janë ndryshime të detyruara për shkak të dorëheqjeve të veçuara të ministrave të tij. Është rasti i Besnik Mustafajt, i cili dha dorëheqjen nga ministria e Jashtme, rasti i Ilir Rusmalit qe u dorehoq nga posti i ministrit te Drejtësisë dhe rasti i Fatmir Mediut, i cili dha dorëheqje pas shpërthimit të Gërdecit.
Ndryshimet e tjera u bënë për shkak të pozicionit të aleatëve, demokristianëve, republikanëve dhe në fund të mandatit, largimi i PBDNJ nga koalicioni qeverisës. I tillë është ndryshimi i ministrit të shëndetësisë Nard Ndoka si pasojë e mosmarrëveshjeve brenda PDK-së apo edhe largimi i Koço Barkës si pasojë e mosmarrëveshjeve brenda PBDNJ-së.
Ndryshimi më i plotë në kabinetin Berisha gjatë mandatit të parë është ai i marsit 2007, ku ndërruan titullarët gjashtë ministri. Ndryshimet u kryen pasi do të duhej të zëvëndësdohej Sokol Olldashi në postin e ministrit të Brendshëm pasi kishte dhënë dorëheqje për të kandiduar për postin e bashkisë së Tiranës.
Në vënd të Olldashit u emërua Bujar Nishani. U largua nga kabineti Bujar Leskaj dhe në vënd të tij erdhi Ylli Pango. U largua Arenca Trashani dhë në vënd të saj në ministrinë e Integrimit u emërua Majlinda Bregu. Iku Maksim Cikuli dhe në vënd të tij u emërua Nard Ndoka në ministrinë e shëndetësisë. Në qeveri u përfshi edhe Gazmend Oketa si zëvëndëskryeministër.
Qeveria Berisha-Meta
Në zgjedhjet e vitit 2009, Berisha dhe aleatët e tij i fituan zgjedhjet por kishin vetëm 70 mandate. Pas disa ditë negociatash u nënshkrua marrëveshja Berisha-Meta për bashkëqeverisje.
Në qeverinë “Berisha”, Ilir Meta u emërua zëvëndeskryeministër dhe Minister i Jashtëm, Petrit Vasili i LSI u emërua ministër i Shëndetësisë dhe Dritan Prifti Ministër i Ekonomisë.
Në vjeshtën e vitit 2010, Ilir Meta i propozoi Berishës largimin e Priftit nga posti i ministrit të Ekonomisë. Këtë post do ta merrte vetë Meta bashkë me postin e zëvëndëskryeministrit. Në vënd të Metës në ministrinë e Jashtme u propozua nga LSI-ja, Edmond Haxhinasto. Ndërkohë Berisha deklaroi se “PD-ja nuk kishte asnjë motiv poër ndryshime në qeveri por këto ndryshime ishte i detyruar t’i pranonte nga aleati i tij në koalcionin qeveritar, Ilir Meta.
Dritan Prifti i shkarkuar prej Metës nga posti i ministrit të Ekonomisë, publikoi në media një videoskandal ku Ilir Meta shfaqej duke biseduar për ryshfet me shumë 700 mijë euro. Pas publiimit të skandalit, Meta dha dorëheqje nga posti i zëvëndëskryeministrit dhe ministrit të ekonomisë.
Pas dorëheqjes, Meta i propozoi Berishës ndryshime të tjera në qeveri. Kryeministri Berisha miratoi propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sipas të cilave Edmond Haxhinasto emërohej zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe zoti Nasip Naco nga posti i nënkryetarit të Kuvendit emërohej ministër i Ekonomisë, Tregëtsisë dhe Energjetikës.
Zgjdhjet lokale të vitit 2011, diktuan sërish ndryshime në qeveri pasi ministri brendshëm Lulzim Basha do të kandidonte për kryetar i bashkisë së Tiranës. Në vënd të Bashës u emërua në këtë post Bujar Nishani. Ndryshimet në ministrat e PD-së kryheshin vetëm të diktuara nga kandidaturat për zgjedhje lokale. E ngjashme është situate edhe një vit më vonë kur mazhoranca Meta-Berisha vendosën të votojnë si president Bujar Nishanin i cili ishte deri atëherë ministër i Brendshëm. Në vënd të Nishanit, u emërua ministër i brendshëm deputeti i PD-së Flamur Noka. Por aleati i Berishës Ilir Meta, vendosi të ndryshojë emrat në tri ministritë e veta.
Ministër i Jashtëm u emërua Edmond Panariti, i cili ishte deri atëherë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Panariti zëvëndësoi Haxhinaston i cili kaloi tek ministria e Ekonomisë. Në ministrinë e Shëndetësisë u emërua deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, i cili zëvëndësoi në këtë post Petrit Vasilin, që u emërua nënkryetar i bashkisë Tiranë.
Nasip Naço, i cili mbante postin e ministrit të ekonomisë mbeti jashtë kabinetit.
Largimi i LSI
Më 1 prill të vitit 2013, Ilir Meta firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit e Edi Ramën dhe PS duke u larguar kështu nga koalcioni qeveritar me Berishën vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare. Ministrat e LSI-së: Edmond Panariti, Vangjel Tavo, Edmond Haxhinasto dhanë dorëheqje. Ata u zëvëndësuan nga Myqerem Tafajn, Halim Kosova, Visar Zhiti dhe Florion Mima. Ky është ndryshimi i fundit në qeverinë Berisha në mandatine dytë, e diktuar gjiyhashtu nga Ilir Meta.
Në zgjedhjete 23 qershorit, qeveria e drejtuar nga Edi Rama pësoi ndryshimin e parë pas dorëheqjes së Ilirian Celibashit një vit më parë. Ai deklaroi dorëheqjen për arsye personale dhe në vënd të tij u emërua ministre e shtetit për marrëdhëniet me kuvendintn, Ermonela Felaj. Pak muaj më parë, Nasip Naço dhe dorëheqje nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe në vënd të tij u emërua një tjetër kandidaturë e LSI, Ylli Manjani. Së fundmi u shkarkua Shkëlqim Cani si ministër I Financave dhe në vënd të tij u emërua Arben Ahmetaj. Në vënd të Ahmetajt u emërua Milva Ekonomi në Ministrinë e Ekonomisë.