Kamenos: Kush nuk ndihet grek mund të kthehet në vendin e tij
Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos ka kërkuar dënim me burg deri në 5 vjet për ushtarët që u shfaqën në një foto duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Kommenos shprehet: “…për ringjalljen e nacionalizmit shqiptar, do të këkojmë deri në 5 vite burg për 7 të rinjtë me origjinë shqiptare”.
Gjatë takimit që zhvilloi me ushtarët në qendrën e trajnimit në Missolonghi Kammenos tha se kush nuk ndihet grek mund të kthehet në vendin e tij.
Gjithashtu, Kammenos ka kritikuar dhënien e nënshtetësisë greke nga ana e qeverisë pa kontroll vetëm për qëllime elektorale.