Vajza e mbretit të popit ndoshta ecën në gjurmët e të atit duke fituar famë dhe pasuri me këmbët e saj.
Bukuroshja Paris Jackson i ka hyrë rrugës së modelimit, duke marrë pjesë në sesionin e fotove të Chanel në Paris, duke valvitur flamurin francez dhe atë amerikan, teksa pozon me dy djem të veshur si ushtarë para kullës Eiffel.
Me modelin e flokëve të saj, ajo ngjante si Madonna në vitet ’80- ’90. Vetë Madonna ka rrëfyer se ka pasur një lidhje të shkurtër me Michael Jackson, thjesht një javë, nëvitin 1991, 9 vjet para se të lindte Paris.