Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në aktivitetin e zhvilluar në Muzeun Marubi në Shkodër, u jetëzua projekti për ruajtjen e arkivës së këtij muzeu i cili mundëson zbatimin e një sistemi të ri konservimi të negativëve prej xhami, filmave rul, fotografive në letër si dhe dokumentave të cilat do të vendosen në zarfa dhe kuti të reja, kjo falë bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane.
“Nuk mjafton vetëm ndërtimi i muzeve të rinj dhe shpëtimi i thesareve, por mbi të gjitha është detyrë e Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të saj që t’i pajisin këta muze me teknologjinë e nevojshme bashkëkohore për ruajtjen dhe mbrojtjen e arkivave të tyre“, ka theksuar Kumabro.
Falë këtij projekti janë përfituar 7.000 kuti arkivimi dhe 82.000 zarfa, të siguruara nga mbështetja e Ambasadës Gjermane në Tiranë.
Mbrojtja e koleksioneve të arkivës është një ndër projektet më të rëndësishme që Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” realizon falë mbështetjes së Ambasadës Gjermane në Tiranë. Një projekt i tillë, synon sistemimin dhe mbrojtjen e arkivës sipas standardeve bashkëkohore.