Ka ndërruar jetë në moshë 73 vjeçare ish kompiaoni i peshëngritjes Ymer Pampuri.
Ish kompini ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Ymer Pampuri nuk ishte më shumë se 20 vjeç, kur u shpall për herë të parë kampion kombëtar me peshën 120.
Në moshën 27-vjeçare, peshëngritësi i “17 Nëntorit” të Tiranës theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë.
Veç medaljeve e titujve, i është akorduar edhe titulli “Mjeshtër i Madh i Punës”, si dhe urdhri “Naim Frashëri” i klasit të parë. Në vitin 1981 heq dorë përfundimisht nga sporti.