Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku një person është vrarë me armë zjarri në zonën e Skelës.
Bëhet me dije se viktima po drejtonte automjetin e tij, kur është qëlluar për vdekje.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.