Policia gjermane ka ndaluar në kufi 4 shqiptarë të cilin udhëtonin me autobusin që vinte nga Austria, pasi janë kapur me dokumente false
Katër shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur kishin dokumente false, ndërsa janë kthyer përsëri në Austri dhe nuk janë lejuar të hynë në Gjermani.
Policia gjermane ka shtuar masat e kontrollit pas valës së refugjatëve. Në vazhdën e këtyre aksioneve të enjten në Lindau u kontrolluan 12 emigrantë, të cilët kishin probleme me dokumentacionin dhe tentonin të hynin nga Austria në Gjermani.