Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të sotëm që dha gjykata franceze për lirimin e tij me kusht
Në një status në ‘Facebook’, Haradinaj tha se ishte ndjerë krenar për reagimet e shqiptarëve kudo në botë.
Stasusi i plotë: “Të nderuar qytetarë,
Gjithë këto ditë dhe nga të gjitha anët e Globit, me zërin dhe me dinjitetin tuaj, më keni bërë të ndihem krenar!
Më këni bindur se kurrë nuk është boll të punosh për vendin tënd!
Juaji Ramush Haradinaj”