Babai 75 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën
Një 55 vjeçar ka humbur jetën dhe babai i tij është dërguar me urgjencë në spital si pasojë e asfiksisë nga qymyri që përdornin për tu ngrohur në banesën e tyre.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kakoz të Lunxhërisë, në Gjirokastër.
Babai 75-vjeçar i viktimës ndodhet në spitalin e Gjirokastrës dhe është në gjendje kritike për jetën.
Policia bën me dije se është njoftuiar për ngjarjen rreth orës 09.40 për, ku P.L, 55 vjeç është gjetur i vdekur, ndërsa babai i tij, A.L, 75 vjeç u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.
Forcat blu po viojnë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.