KLSH: Bankers Petroleum, 12 vjet me humbje, jashtë çdo logjike ekonomike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLSH: Bankers Petroleum, 12 vjet me humbje, jashtë çdo logjike ekonomike

11:45 | 10/01/2017
në Uncategorized
0

Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka konsideruar absurditet faktin se koncesionari më i madh i naftës në vend, Bankers Petroleum, vijon të deklarohet me humbje edhe pas 12 vitesh aktivitet në Shqipëri

Bankers parashikonte në Planin e Zhvillimit fillestar që në vitin 2009 të kishte të ardhura më të larta se shpenzimet (R>1), pastaj me ndryshimet e mëvonshme e shtyu këtë parashikim (R>1) për në vitin 2012 dhe aktualisht, edhe pas 12 vitesh pune vazhdon të jetë me humbje (R<1, pasi të ardhurat nuk mbulojnë kostot). “Në këtë drejtim, është pa kuptim teorik dhe praktik, ekonomik dhe financiar, madje do të thoshim absurde, që të flitet për performancë private dhe publike në sektorin e naftës në Shqipëri”, shprehet KLSH.

Më tej, sqaron KLSH, guri i themelit në krijimin e kostove hidrokarbure të fryra nga ana e kontraktorit dhe pamundësia e shtetit shqiptar për mosnjohjen dhe zbritjen e tyre, është përcaktimi evaziv i tyre në marrëveshje dhe konkretisht si: “ … të gjitha shpenzimet e mbartura dhe të kryera nga Kontraktori në ose në lidhje me kryerjen e operacioneve hidrokarbure në përputhje me këtë marrëveshje.”

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

KLSH vë në dukje se, konfidencialiteti mbi këtë marrëveshje në të gjitha përmasat e saj, jo vetëm që mbulon me mister veprimet e kontraktorit, por nuk është transparente para publikut për të njohur dhe për t’i bërë të ditur se si dhe sa po shfrytëzohen pasuritë kombëtare nëntokësore, duke rritur përgjegjësinë dhe llogaridhënien e qeverive përballë taksapaguesve.

Marrëveshja nuk përcakton shkallën e nënkontraktimit të punëve, mallrave dhe shërbimeve, duke rritur kështu jo vetëm kostot, por duke krijuar një situatë kontradiktore, sepse ndërsa nënkontraktorët raportojnë fitime të majme nga kryerja e këtyre shërbimeve apo investimeve, vetë kontraktori vazhdon të raportojë humbje.

Megjithëse Plani i Zhvillimit në frymën e kësaj marrëveshjeje përcakton “shinat” nga dhe si duhet ta ketë ecurinë e saj 25-vjeçare, plani nuk vë kusht përputhjen ose shkallën e mospërputhjes me Programet e punës dhe Buxhetet vjetore.

Mbulimi i plotë i kostove hidrokarbure me të ardhurat nga nafta e disponueshme e bën këtë marrëveshje shumë të ndjeshme ndaj vitit në të cilin parashikohet (kuptohet me mbartje risku) që të rritet pjesa e Albpetrolit nga 1% në 3%, si dhe ndarja e fitimit në raportin 50% me 50%.

Institucioni më i lartë i kontrollit në vend ka bërë fajtorë për këtë situatë institucionet shqiptare.

Edhe për auditet mbi deklaratat e llogarisë “Kosto”, Albpetroli nuk ka rol urdhërues, por këshillues, pa përcaktuar afate për procedura dhe dokumentacion të auditimit (projekt-raport, raport, afate observimi, etj.)

Ka një dublim dhe paqartësi midis të drejtave që i lindin Albpetrol Sh.A. mbi bazën e marrëveshjes dhe AKBN mbi bazën e Licencë-Marrëveshjes dhe Marrëveshjes.

KLSH kërkon nga Ministria e Energjetikës që brenda tremujorit të parë të rishikojë Rregulloren e Brendshme të funksionimit, me qëllim që Drejtorisë së Politikave dhe Zhvillimit të Hidrokarbureve t’i vendosë si detyra prioritare ndjekjen e zbatimit të marrëveshjeve hidrokarbure të nxjerrjes së naftës dhe gazit, nëpërmjet bashkërendimit të veprimtarisë me AKBN dhe Albpetrol në terma realë.

Etiketa: Bankers Petroleumhumbje ekonomikeKontrolli i Lartë i Shtetit

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shtabi i emergjencave/ Rama: Situata me gripin drejt përmirësimit

Shtabi i emergjencave/ Rama: Situata me gripin drejt përmirësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com