Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit në qytetin e Lushnjes
Ka ndërruar jetë shtetasi Bashkim Çepa nga fshati Golem i cili punonte si roje nate në një pallat në lagjen “Gafurr Muça” në Lushnje.
Familjarët pasi e kanë parë viktimën në gjendje të rëndë hipotermie e kanë dërguar menjëherë në spital por 52 vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë gjendjes së rënduar.
Mësohet se viktima ishte dhe i sëmurë kronik, me probleme kardiake.