Karikaturisti Ali Dino Beu nga Preveza e Çamërisë (1890-1938) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Karikaturisti Ali Dino Beu nga Preveza e Çamërisë (1890-1938)

17:51 | 10/01/2017
në Uncategorized
0

Nga Arben Llalla*

Ali Dino Bej është një nga karikaturistët më të famshëm në Greqi i fillim shekullit të XX. Ai lindi në Prevezë më 1890 në një familje shqiptare, e cila ishte e pasur dhe që i takonte rangut të lartë në Perandorinë Osmane. Gjyshi i tij ishte Abedin Dino Bej dhe kishte shërbyer në disa poste të larta në Perandorinë Osmane si nënprefekt i Prevezës dhe i Artës, ministër i jashtëm i Perandorisë, Vali i Ankarasë, i Mesdheu e plot detyra të larta politike. Abedin Dino ka dhënë edhe një kontribut të madh kombëtar.

Sarajet e Dinejve në Lopës, në Filat

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ali Ekrem Dino shkollën e mesme e kreu në Stamboll, gjimnazin francez dhe më tej u diplomua në Universitetin e Sorbonës në Paris në degën për Shkencat Politike.

Në vitin 1915 Ali Dino Bej u zgjodh deputet i Qarkut të Prevezës në Kuvendin e Greqisë deri në vitin 1917. Më tej, konkuroi për deputet në vitin 1926 si i pavarur, por nuk fitoi, sepse Greqia i kishte shpërndarë zonat, ku banonin shqiptarët në Çamëri, me qëllim që mos të mund të zgjidhnin asnjëherë përfaqësues të tyre në Kuvendin e Greqisë.

Edhe pse humbi disa herë Ali Dino nuk u ndal. Në vitin 1932 do të garonte për deputet sërish, por këtë herë me Partinë Agrare dhe Punëtore në zonën e Prevezës, ku nuk ia doli dot.

Bashkë me shqiptarë të tjerë të besimit ortodoks Ali Dino Bej me Karapanon, Kondulin, Palin, Sulitotin, e të tjerë themeluan më 1926, Lidhjen Greko-Shqiptare. Ishte anëtar themelues i “Lidhjes së Redaktorëve”, po ashtu edhe i “Lidhjes së Skicografëve”, në të cilën u bë edhe kryetar, gjithashtu edhe arkëtar i “Lidhjes së Shoqatave të Artit Figurativ” e drejtor i përgjithshëm financiar i “Streha e Letrave dhe Arteve”.

Shumë prej karikaturave të tij u botuan në shtypin grek të kohës, u hapën ekspozita me karikatura me ngjyra.

Ali Dino disa herë me letra ju është drejtuar personaliteteve greke e të huaja, ku ka reaguar rreth gjendjes së rëndë të shqiptarëve në Çamëri.

Më 16 tetor 1923, nga Korfuzi, Ali Dino i drejtohej me një letër kryeministrit grek, ku ndër të tjera i pohonte: “Kam nderin t’ju drejtohem si ish-deputet i Prevezës, në emër të dyzet mijë shqiptarëve, nënshtetas grekë të Epirit, pasi bashkatdhetarët e mi, autoktonë të Epirit, po ndjekin me agoni veprimet e qeverisë tuaj për shkëmbimin e popullsisë… Çamët duhet të gëzojnë të drejta politike e civile në atdheun tonë.”

Më 24 nëntor 1923 i shkruan një letër gjeneralit De Lara, kryetar i Komisionit të Miks për këmbimin e popullsive greko – turke, një kërkesë për përmirësimin e gjendjes së vështirë të popullsisë çame, për njohjen e kërkesave të tyre që të mos përfshiheshin në këmbim, si dhe për kthimin e pronave dhe të drejtave të tyre: “…Fatkeqësisht qeveria greke jep përshtypjen se nuk i njeh ose u shmanget zotimeve të marra nga përfaqësuesit e saj në Lozanë, përderisa ajo vazhdon, si edhe në të kaluarën, t’i ngatërrojë shqiptarët muhamedanë, subjekte greke, me turqit e këmbyeshëm të Maqedonisë dhe nuk u lejonin atyre as të shesin, as të hipotekojnë, as të japin me qera, as të mbjellin lirisht pronat e tyre…”

Më 1 nëntor 1938, nga një sëmundje e rëndë vdes në moshën 48 vjeçare politikani, karikaturisti dhe intelektuali i njohur nga Preveza e Çamërisë, Ali Dino.

Dhimitër Sapranidhi, shkruan për të fjalë për fjalë: “Dino beu, pasaniku i madh, ky njeri shik i salloneve, karikaturist i talentuar dhe për një farë kohe deputet, e la frymën e tij të fundit, shumë i varfër në sanatoriumet e Pendelit.”

Shkrimtari i njohur francez i viteve 1930, Pol Nor, do të shkruante për Ali Dino Beun: “Zemra nuk harron kurrë dhe në zemrën time, Ali Dino ka një vend të ngrohtë. Ky artist i madh dhe me një shpirt të ri, kishte një talent të pakufishëm. Ishte një karikaturist me një penë të lehtë që jetoi në gazetarinë athinase të humorit, të cilës i shërbeu për shumë kohë. Ali Dino jetoi në të njëjtën kohë në shoqërinë e mjeshtërve të tjerë të karikaturës si Spahis, Kostanaqis, Sofo, Mavriolakis, Nuar Geivelis; Bezos, Nomikos, Fokos Dhimitriadhis, Korojanaqis, e të tjerë, që i zbavisnin lexuesit tanë për të çliruar energjitë e tyre në një kohë që mjetet e tjera të humorit si radio, televizioni, nuk ekzistonin ende.”

Do të kalonin shumë vite që figura e këtij artisti të vlerësohej lart në Greqi, kjo për faktin, sepse ai nuk ishte grek, por shqiptar i Çamërisë.

Në vitin 1993, kur ishte kryetar bashkie Niko Januli, Bashkia e Prevezës dhe Biblioteka Publike e qytetit paraqitën një album për Ali Dinon, me titull: “Ali Dino beu, skicograf (1890-1938)”, me parathënie të shkruar nga Kosta Mitropullο, i cili përfshinte të gjitha veprat e koleksionit të bijës së vetme të tij, Saffet Maria Sofia Dino-Mavromati. Ai falënderonte zonjën Saffet Maria Sofia, duke thënë: “…nuk i detyrohemi vetëm ruajtjen e kësaj vepre, por edhe botimin e saj, pasi megjithëse kishin kaluar pothuajse 50 vjet, prevezasit nuk do ta kishin kujtuar, në qoftë se nuk do të ishte përherë e buzëqeshura dhe e armatosura me shumë këmbëngulje…”

Me futjen në Kuvendin e Greqisë së partisë ekstremiste nacionaliste ortodokse LAOS të Karaxhaferit në vitin 2009, deputeti i saj nga Selaniku, Qiriakos Velopulos ju drejtua zyrtarisht ministrit të brendshëm rreth vlerësimit që Bashkia e Prevezës i ka bërë Ali Dino Beut. Në kërkesën e tij deputeti Velopulos pyeste ministrin: “Përse Bashkia e Prevezës nderon një shqiptar çam të shekullit XIX?”

Në këtë kërkesë deputeti selanikas i LAOS, qëllimisht ngatërronte kohën, kur ka jetuar Ali Dino, pra atë të shekullit XX me XIX, duke çuar sa më larg kujtesën historike që shqiptarët e Çamërisë janë histori e largët e shekullit XIX dhe jo XX.

Në atë periudhë shumë personalitete të jetës kulturore të Greqisë reaguan kundër deputetit të LAOS, Velopulos në media. Me një letër reagoi në gazetën “Kathimerini” vajza e Ali Dino Beut, Saffet Maria Dino-Mavromati.

Ish deputeti i LAOS, Qiriakos Velopulos ka një urrejtje të theksuar kundër shqiptarëve, ai prej 25 vitesh mban disa emisione në radio dhe televizione të rajonit të Selanikut kundër shqiptarëve dhe emigrantëve duke nxitur urrejtje etnike dhe fetare midis grekëve e të huajve. Familja e tij është nga Azia e Vogël, e ardhur në Greqi në vitet 1923-1925, ka ndryshuar mbiemrin që të duket si vendas në Greqi. I përket kategorisë së popullsisë së shkëmbyesve midis Turqisë dhe Greqisë.

Sido që të jetë figura e karikaturistit shqiptar nga Çamëria Ali Dino Beu mbetet e nderuar, sepse është themeluesi dhe numri një i karikaturistëve në Greqi.

* U shfrytëzuan librat: Ahmet Mehmeti, “Abedin Dino”, Tiranë, 1998. Niko Stylos “Prevezani Abedin Pasha Dino…”, Tiranë, 2014. Luan Rama, “Dino-Shtegtari i Portes Sumlime”, Tiranë, 2007

Etiketa: Abedin DinoAli Dino BeuDhimitër SapranidhiKosta MitropullοNiko JanuliPartia Agrare dhe PunëtorePrevezëSaffet Maria Sofia Dino-Mavromati

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Mirë me ne, po me ujin ç’pati!

Mirë me ne, po me ujin ç'pati!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com