Administratori i firmës së së mirëmbajtjes të aksit rrugor Pogradec-Lin është proceduar penalisht me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas policisë shtetasi A.D, 59 vjeç, banues në fshatin Hudënisht nuk ka bërë pastrimin e rrugës nga dëbora dhe akulli.
Policia thotë se: Ky shtetas duke qenë me detyrë pronar dhe administrator i kësaj firme, dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos bërë pastrimin nga dëbora e akulli, në këtë aks.Për pasojë, janë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, si edhe aksidente me dëme materiale në mjete.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për hetime të mëtejshme.